????????????????????????????????????

Asfaltohen rrugët në fshatin Burim të Malishevës

Ka filluar të dielën dhe po vazhdon akoma, asfaltimi i rrugëve në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, përkatësisht, rrugët brenda fshatit dhe rruga që e lidhë një pjesë të fshatit më rrugën Burim-Gurbardh dhe me shiritin e rrugës që e lidhë fshatin me qendrën komunale dhe rrugët tjera magjistrale. Asfaltimin e këtyre rrugëve, e kanë parë nga afër Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina. Me këtë rast, kryetari Begaj, i ka uruar banorët e lagjeve të Burimit, për rregullimin e rrugëve të tyre, ndërsa është shprehur i kënaqur me punimet që janë kryer në këtë rrugë, duke filluar nga zgjerimi, krijimi i bazës dhe në fund asfaltimi i këtyre rrugëve. “Ne e kemi obligim që të krijojmë kushte sa më të mira, për të gjithë banorët e Komunës së Malishevës, në këtë rast me rregullimin e infrastrukturës rrugore, pasi kjo ka qenë më se e nevojshme për juve. Ju ti gëzoni këto rrugë dhe të gjitha projektet tjera që lidhen me mirëqenien tuaj”, ju ka thënë banorëve të lagjeve të Burimit dhe Gurbardhit, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, duke premtuar angazhimin e tij edhe në çështjet tjera, që lidhen me mirëqenien e qytetarëve. Nga ana tjetër, drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, ka sqaruar se bëhet fjalë për mbi një kilometër rrugë në lagjet e fshatit dhe rrugës që lidhë Burimin me Gurbardhin, dhe të gjitha këto rrugë janë të parapara në investimet kapitale për këtë vit, të cilat financohen nga buxheti komunal i Malishevës. Morina, ka bërë të ditur se rregullimi i këtyre rrugëve ka filluar në muajin maj të këtij viti dhe tani janë drejt përfundimit.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …