Komandanti i FSK-së Rrahman Rama priti në takim ish ministrin e Kanadasë, Lloyd Axworthy dhe ambasadorin, Maksymiuk

Komandanti i FSK-së Rrahman Rama priti në takim ish ministrin e Kanadasë, Lloyd Axworthy dhe ambasadorin, Maksymiuk

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës , gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë  Dr. Lloyd Axworthy dhe ambasadorin kanadez  për Kosovë Daniel Maksymiuk. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, mysafirët nga Kanadaja i njoftoi nga afër me të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës  dhe sukseset e pjesëtarëve të saj në ushtrimet dhe trajnimet jashtë vendit. Po ashtu ai foli edhe për ecurinë dhe sfidat e  procesit të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, si dhe për përfaqësimin e diversitetit të komuniteteve pakicë në FSK, posaçërisht integrimin e komunitetit serb dhe barazinë gjinore.

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kanadasë,  Dr. Lloyd Axworthy, shprehu mirënjohje për pritjen e tij nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, duke vlerësuar lartë arritjet e FSK-së, bashkëpunimin e mirë në mes të FSK-së dhe Ushtrisë së Kanadasë, duke theksuar gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet dhe zgjerohet edhe në fusha të tjera të sigurisë dhe mbrojtjes. Komandanti i FSK-së gjatë këtij takimi ishte i shoqëruar nga  Drejtori i Drejtorisë së Operacioneve në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), gjeneral brigade Zymer Halimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …