Në 20-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori i radhëve të para të UÇK-së, Adrian Krasniqi

Në 20-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori i radhëve të para të UÇK-së, Adrian Krasniqi

Në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Adrian Krasniqi, në nderim dhe përkujtim  të veprës së tij heroike, sot  në Bibliotekën Kombëtare, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj  u mbajt  akademi përkujtimore.  Për trimin e radhëve të para të UÇK-së, foli ish-Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, i cili vuri në pah angazhimin dhe përkushtimin e heroit, Adrian Kransniqi në luftë pët çlirimin e Kosovës. Një fjalë rasti për dëshmorin e paraqiti para të pranishmëve, bashkëluftëtari i tij, ish eprori i lartë i UÇK-së, Rexhep Selimi, i cila ka marrë pjesë në aktivitete luftarake së bashku me Adrian Kransiqin. Para të pranishmëve ka folur  edhe  Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar,  Adem Jashari, pastaj historiani nga Shqipëria, Paskal Milo dhe Nusret Pllana. Në emër të bashkëluftëtarëve dhe familjes një fjalë në përfundim të Akademisë e paraqiti  Gëzim Sejdiaj, bashkëluftëtar i Heroit të Kombit, Adrian Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …