leoni

MINISTRI I INFRASTRUKTURËS VIZITOI PUNIMET PËR SANIMIN E RRËSHQITJEVE TË DHEUT NË RRUGËN R7 NË VETERNIK

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi punimet që janë duke u zhvilluar për sanimin e rrëshqitjeve të dheut në rrugën  R7, që lidhet me rrugën nacionale M2 në Veternik afër Prishtinës. Gjatë kësaj vizite, ministri Lekaj u informua nga drejtuesit e kompanisë “Bechtel&Enka”, e cila është e angazhuar për rregullimin e asaj pjesë të rrugës lidhur me problemet e shfaqura, me masat që po ndërmerren dhe me afatet e kryerjes së punimeve.

Me këtë rast, ministri Lekaj tha:

“Ne sot kemi dal në vizitë të rrugës, meqë ka pasur vështirësi në përfundimin e këtij projekti, por kompania “Bechtel & Enka” i ka marrë obligimet e veta që u takojnë  për mirëmbajtje për dy vite dhe kjo që po e shihni sot është faza e përfundimit të punimeve. Sipas informatave që më dhanë, ky segment rrugor do të përfundojë në dhjetor dhe do të lëshohet në qarkullim, gjë që do të mundësojë një qasje më të lirë për udhëtarët dhe transportuesit e mallrave. Kompanisë iu falënderova për përkushtimin dhe seriozitetin që kanë treguar dhe i luta që punët të përfundojnë në këtë vit” tha në fjalën e tij ministri lekaj.

Pas kësaj, ministri Pal Lekaj u përgjigj edhe në disa pyetje të përfaqësuesve të mediave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …