Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kanadasë, dekorohet nga kryetari Thaçi me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kanadasë, dekorohet nga kryetari Thaçi me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy, i cili ishte ministër gjatë periudhës ‎‎1996-2000. Me këtë rast, i pari i vendit tha se “Kanada ka përkrahur Kosovën në një periudhë të rëndë të saj, por edhe në ndërtimin e shtetit. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme”, pohoi kryetari Thaçi. Ai e informoi ish-ministrin Axworthy, për të arriturat e përgjithshme në vend. Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e dekoroi ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy, me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” për kontributin e dhënë në ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë si dhe kultivimin e miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë. Duke e falënderuar kryetarin Thaçi, ish-ministri Axworthy ndër tjera tha se ndjehet  i kënaqur për arritjet e Kosovës në fusha të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …