Klinika e Kirurgjisë Pediatrike njofton se ekspertë nga Suedia kanë trajnuar stafin e Klinikës së Kirurgjisë në QKU. “Ekspertët nga Universiteti i Linkopingut nga Suedia, Prof. Dr. Sven Mattson, Prof. Dr. Anders Spanberg,Prof. Dr. PederDrott, së bashku me ekipin vendor të urodinamikës nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve kanë mbajtur punëtorinë praktike me kontrolle dhe vizita me pacientë. Gjatë kësaj jave kanë vizituar dhe trajtuar 50 fëmijë me çrregullime të fshikëzës urinare”, thuhet në komunikatë. Sipas njoftimit janë realizuar ekzaminime urodinamike të nivelit të par dhe ekzaminime cistometrike, trajtime uroterapiste, cistoskopi dhe trajtime endoskopike të refluksitveziko-ureteral Janë ekzaminuar edh shume fëmijë tjerë me anomali kongjenitale të traktit urinar.
“Bashkëpunimi me ekipin suedez nga Linkshoping do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm me synim që të fillohet edhe një projekt i ri bashkëpunimi në fushën e kujdesit emergjent dhe intenziv në pediatri, përgatitje këto për funksionalizimin e Spitali të Fëmijëve që pritet të ndërtohet brenda dy vitesh si donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, thuhet në njoftim. Ekipin mjekësor nga klinikat e QKUK-së e përbënin: Dr. sc. Sadik Llullaku, Prof. Dr. Nexhmi Hyseni, Dr. mr.sc. Gani Çeku, infermieret, Safete Shala, Myrvete Sopi, Burbuqe Berisha dhe Antigona Gashi, nga Klinika e Pediatrisë Dr. Valbona Stavileci, nga Klinika e Urologjisë, Dr. Destan Kryeziu, infermierët Trëndelinë Pllana dhe Arsim Menxhiqi.