Asfaltohet rruga në Lagjen Drashec dhe fusha sportive në shkollën e Kotlinës

Kanë përfunduar punimet në gërmimin, zgjerimin e trasesë dhe mbushja për rehabilitimin e rrugës me gjatësi 2 kilometra në lagjen Drashec të Kotlinës, ndërsa nga kjo pjesë janë asfaltuar 500 metra të rrugës. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi vizitoi vendpunishten, ndërsa vlerësoi se edhe ky projekt paraqet aktivitetet e komunës së Kaçanikut për rregullimin e mirëqenies qytetare. Kryetari Ilazi tha se asfaltimi i kësaj rruge do të ju ndihmoj banorëve që të kenë qasje më të lehtë me fshatin Kotlinë. Ndërsa fusha sportive do të krijoj kushte më të mira për nxënësit që të ushtrojnë veprimtarinë sportive. Projekti “rregullimi dhe asfaltimi i rrugës në lagjen Drashec- Kotlinë” ka kushtuar 35,994.00 euro, mjete këto nga buxheti komunal, ku në fazën e parë janë asfaltuar 500 metra rrugë, për të vazhduar më pas me fazat e tjera të asfaltimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …