CERTIFIKOHEN 160 TË RINJ MALISHEVAS

Qendra e Rinisë Malishevë, organizoi ngjarjen përmbyllëse (NDARJËN E CERTIFIKATAVE), të trajnimit,, Për shkathtësi të buta” të zhvilluara me të rinjtë e  tri shkollave të mesme të larta të Komunës së Malishevës. ,,Këto trajnime janë realizuar me 160 të rinj përfitues, me qëllim që të përgatiten me disa njohuri-shkathtësi të përgjithshme që iu nevojiten për t’u kyçur në tregun e punës” tha në fillim të fjalës, Amrush Helshani – Kryetar i QRM-së. Ky aktivitet përkrahet nga GIZ-i  Programi, Rinia, Punësimi dhe Shkathtësitë, pjesë e projektit “T’i krijojmë mundësitë tona”. Në këtë ngjarje, mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku i cili përgëzoi të rinjtë që përfituan nga ky trajnim dhe thekso i ,,Ju përfituat njohuri dhe përvoja të reja në këtë trajnim me temat: ,,Mardhëniet në punë” dhe ,,shëndeti” që konsiderohen  të një  rëndësie të veçantë  në shoqëritë tranzitore dhe në tregun e punës” Kurse, Blertë Krasniqi nga DKRS-ja, bëri ftesë që të jenë edhe më aktiv në organizata joqeveritare, sepse ato ju mundësojnë t’i tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja në fusha të ndryshme, gjë që ju ndihmon shumë në jetën tuaj si të rinj dhe për një të ardhme më të sigurt për punësim”. E Albanë Hoti, foli për rëndësinë e projekti ,, T’i krijojmë mundësitë tona” dhe disa projekte në vazhdim që do të realizohem me të rinjtë dhe Qendrën Rinore në Malishevë.

Në fund, të gjithë ndjekësit e trajnimit u pajisen me certifikata.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …