MINISTRI I INFRASTRUKTURËS VIZITOI DY PROJEKTE RRUGORE TË KOMUNËS SË BURIMIT

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i shoqëruar nga kandidati për kryetar të komunës së Burimit (Istogut) Gani Dreshaj dhe deputeti Bekë Berisha, inspektoi dy projekte rrugore të kësaj komune të cilat do të rikonstruktohen. Gjatë kësaj vizite, ministri Lekaj, vizitoi rrugën Lubozhdë-Lug i Butë në gjatësi prej 18 kilometrash. Gjatë kësaj vizite ministri Lekaj theksoi: ”Ju falënderoj për interesimin që e keni treguar që këto rrugë të ndërtohen. Në këtë vizitë ne sot jemi me kërkesën e qytetarëve, të komunës së Burimit. Këto dy rrugë kanë impakt pozitiv në zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi. Ne zotohemi para kandidatit për kryetar të komunës dhe para deputetit që do t’i kryejmë obligimet tona dhe kjo rrugë të fillojë në qershorin e vitit që vjen. Ne do të punojmë maksimalisht që të mos stërzgjaten projektet sikur deri më tani nga Qeveritë e mëparshme, por ju premtoj se punimet e kësaj rruge do të përfundojnë në kohën më të shkurtër të mundshme”. Ministri Lekaj gjatë ditës së martë vizitoi edhe rrugën e Syne – Mokne, që ka një gjatësi rreth 25 kilometra. Pas inspektimit të kësaj rruge ministri Lekaj tha:” Tani jemi në rrugën e dytë që po e inspektojmë, e që edhe kjo rrugë ka rëndësi të madhe për zhvillimin e blegtorisë dhe turizmit, por që do të ketë ndikim edhe në punësimin e qytetarëve të kësaj komune që janë kërkues që të kenë një vend pune si dhe në zhvillimin e ekonomive familjare. Ju premtoj se ne si ministri do të bëjmë më të mirën e mundshme, në asfaltimin e rrugëve në fjalë. Ndërtimi i këtyre rrugëve do të ketë ndikim pozitiv,ne jemi këtu për të krijuar projekte për zhvillimin e kësaj komune, unë shpresoj që po vijnë ditë të mira për Istogun”. Ministria e Infrastrukturës në planifikimin e saj buxhetor parasheh që këto dy rrugë të fillojnë në mesin e vitit 2018, kjo është kërkesë e banorëve të kësaj ane dhe e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gani Dreshaj e Bekë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …