Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Sabiha Shala, ka shpalosur platformën zgjedhore në fshatrat Gllaviqicë dhe Ramun të kësaj komune. Sipas Shalës, qeverisjet e kaluara nuk u kanë ofruar këtyre banorëve atë që ata meritojnë. Pretendentja për të parën e Pejës ka premtuar se nën udhëheqjen e saj banorëve të Gllaviqicës dhe Ramunit do t’u kthehet dinjiteti.
“Vizitë në fshatin Gllaviqic dhe Ramun, ku shpalosa programin tim qeverisës sikurse në çdo takim tjetër! Këta njerëz meritojnë më mirë, sepse qeverisjet e kaluara në Pejë nuk i ofruan kushtet e duhura për këta banorë, prandaj shpejt do t’i jepet dinjiteti me qeverisjen time”, ka shkruar Shala në një postim të sajë.