Kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, tregon se si Mitrovica para katër vitesh ka qenë qytet i tensioneve, korrupsionit, krimit e kontrabandës. Bahtiri thotë se tash Mitrovicën e ka kthyer në qytet me plazhet më të bukura, Liqenin Akumulues më të veçantë, fabrikën më unike, sheshin më të bukur dhe në qytet të paqes.
“Mitrovica nga qytet i tensioneve, korrupsionit, krimit e kontrabandës, për katër vite është kthyer në qytet me plazhet më të bukura, Liqenin Akumulues më të veçantë, fabrikën më unike, sheshin më të bukur dhe në qytet të paqes. Së bashku do t’ia kthejmë shkëlqimin e dikurshëm edhe Trepçës”, shkruan Bahtiri.