Askund në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është më e fuqishme se në Podujevë, prandaj askund sikur në Podujevë LDK nuk po përballet me sulmin e të gjithëve kundër saj. Kështu tha sot në tubimin përmbyllë zgjedhor në Besianë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Ai iu tha llapjanëve se do të gabonin vetëm të mendonim se Podujeva ka zgjidhej tjetër, pasi Besiana ka vetëm një zgjidhje, duhet të japim votën njeriut që e meriton e ai sipas tij është Agim Veliu.
“Ju e keni marrë këtë vendim gjithë, ju e keni marrë vendimin që Agim Veliu prapë të zgjidhet kryetar i Podujevës se nuk ka zgjidhje më të mirë për Podujevën. Fitorja e kryetarit Veliu është fitore e krejt llapjanëve, është fitore e gjithë Kosovës . Prandaj ne e ndjejmë ketë fitore si fitore të demokracisë, si fitore e qeverisjes së mirë, si fitore e zhvillimit ekonomik sepse këto janë cilësitë e një kryearti të mirë të komunës, këtu janë cilësitë e Agim Veliut i cili ka shpalos vite me radhë këtu, i cili ka bërë punët më të mira dhe punët më të forta. Më i forti është Agimi dhe më të fortit jeni ju të rijnë atje, ju burrat e llapit se i keni ndejat besnik 28 vite LDK-së ….Ne nuk do t’i dëgjojmë çfarë flasin kundërshtarët tanë, ata e kanë humbur rrugën, ata merren me shpifje, ata me shantazhe me intriga dhe intrigat nuk e ndërtojmë politikën tonë, nuk e ndërtojnë vendin… Ata që bajnë çanta me pare dhe ata që bëjnë dallavere dhe ata janë të korruptuar dhe ata që nuk ia duan të mirën Kosovës, ata mendojnë se gjithë janë hajdut si ata dhe ata ne nuk do t’i lëmë që ta marrin as Podujevën e as komunat tjera”, tha Musatafa.
Ndërsa kryetari aktual dhe kandidati për kryetar, Agim Veliu, ka thënë se i duhet edhe një mandat për t’i përmbush nevojat e qytetarëve të Besianës. “Ne edhe për mandatin e ardhshëm kemi një program qeverisës që përkon plotësisht me nevojat e qytetarëve tanë, dhe si i tillë është përmbajtjesor dhe i realizueshëm, i bazuar në kërkesat aktuale dhe objektivat zhvillimore të komunës ….Ekspertët kanë parashtruar objektivat konkrete realizimi i të cilat do të kontribuonte drejtpërdrejtë në arritjen e synimeve të Komunës. Për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës, shërbime shëndetësore cilësorë , zhvillim ekonomik të qëndrueshëm , zhvillim rural dhe bujqësi me kapacitete përpunuese, rregullim hapësinor dhe urban shërbime publikë cilësor, infrastrukturë të përparuar, promovim në kulturë, sport dhe kreacion mbështetje të projekteve për të rijnë”, tha Veliu.
Ai nga sheshi i qytetit dërgojë një mesazh për kundre kandidatët e tij siç i quajti brigadat e kuqe se kotë e kanë me propaganda e intriga, pasi llapjanët do të ia besojnë edhe një mandat. “Të verbuar për të marrë pushtetin, gradacione politike e anarkiste të të gjitha ngjyrave kanë mësyrë Llapin, pa zgjedhur mjete e as formë me qëllimet tyre. Në këtë mësyerje prinë brigadat e kuqe të udhëhequra nga lideri i tyre shpirtërorë. Grupet anarkiste në ketë kohë fushate politike kanë shenjëstruar Podujevën si një plaçkë të mundshme. E kjo mësymje e brigadave të kuqe në Llap bëhet parmes intrigash, shpifjesh, sloganesh, e parullash deri në fyerje të qytetarëve llapjan pa përjashtim. Nga këtu iu themi oponentëve të të gjitha traditave se llapi i traditës, besës dhe i fjalës asnjë herë nuk ka qenë e nuk do të jetë strehë dhe çerdhe e brigadave të tilla, as anarkistëve e indologjive që pushtetin e shohin vetëm si një abuzim dhe zhvatje “, tha Veliu.