Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj vizitoi sot komunën e Junikut ku u prit nga kryetari i kësaj komune Agron Kuçi

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj vizitoi sot komunën e Junikut ku u prit nga kryetari i kësaj komune Agron Kuçi

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj vizitoi sot komunën e Junikut ku u prit nga kryetari i kësaj komune Agron Kuçi. Në këtë takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së infrastrukturës dhe komunës së Junikut për ndërtimin e rrugëve të reja në këtë komunë. Pas këtij takimi ministri Lekaj dhe kryetari Kuçi, inauguruan fillimin e punimeve për rrugën Junik-Gjeravicë, segmenti Junik-Lugu i gjatë, në gjatësi rreth 7 kilometra e 856 metra. Në prononcimin e tij për media ministri Lekaj tha:“ Sot jemi bashkë me kryetarin e Junikut dhe qytetarët e kësaj zone, për fillimin e kësaj rruge që ka impakt pozitiv sidomos në zhvillimin e turizmit, ne nuk do te ndalemi së investuari në infrastrukturën rrugore, e cila do të ndikojë në zhvillimin ekonomik, të turizmit, të bujqësisë dhe ndërrmarrësisë. Po ashtu, falënderim i veçantë u shkon banorëve të kësaj ane, të cilët kanë lëshuar tokat e tyre pa kompensim për ndërtimin e kësaj rruge”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …