leoni

Kryetari Kuçi dhe Ministri Lekaj, bënë përurimin e punimeve në rrugën Junik – Jasiq-Gjocaj-Livadhi i Madh

Kryetari i komunës së Junikut  Agron Kuçi dhe Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, zyrtar dhe qytetar të komunës se Junikut, të mërkurëbn bënë përurimin e punimeve në rrugën Junik – Jasiq-Gjocaj-Livadhi i Madh. Kryetari Kuçi falënderoj ministrin Lekaj për përkrahjen në fillimin e punimeve në këtë projekt, duke kërkuar nga ai qe sa më shpejt kjo rruge te asfaltohet. Ministri Lekaj u zotua se në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës se Junikut Agron Kuçi, qysh në fillim të viti të ardhshëm kjo rrugë do të filloj të asfaltohet, pra segmentit Junik – Jasiq – Gjocaj – Livadhi i madh. Ministri Lekaj u zotua se ky është vetëm fillimi sa i përket investimeve në këtë komunë por edhe në tërë territorin e Kosovës. Duke siguruar që të gjitha rrugët që kanë rëndësi të zhvillimit ekonomik dhe turizmit do të hapen, trasohen dhe do të asfaltohen duke theksuar në veçanti rrugën Junik – Gjeravicë si një pasuri kombëtare në të cilën veç filluan punimet e para.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …