Skenderaj bëhet me libër të trashëgimisë arkeologjike

Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku dhe drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës Enver Rexha kanë nënshkruar të mërkurën marrëveshjen e bashkëpunimit për botimin e librit “Trashëgimia arkeologjike e Komunës së Skenderajt”. Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes Kryetari Lushtaku ka theksuar rëndësinë që ka dhe do të ketë në të ardhmen publikimi i të dhënave shkencore në lidhje me vlerat e trashëgimisë arkeologjike të Skenderajt. Ai u shpreh shumë i kënaqur me punën që është bërë nga autori i librit dhe Instituti Arkeologjik në mbledhjen e të dhënave arkeologjike që do të prezantohen në librin “Trashëgimia arkeologjike e Komunës së Skenderajt. Nga ana e tij, drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës Dr. Enver Rexha ka falënderuar kryetarin Lushtaku për interesimin e vazhdueshëm për promovimin dhe mbledhjen e të dhënave dhe artefakteve në fushën e arkeologjisë. Ai theksoi se Skenderaj është trevë jashtëzakonisht e pasur dhe me vlera të shumta arkeologjike 7 mijë vjeçare, duke përmendur disa lokacione të cilat janë unike për nga vlerat në fushën e arkeologjisë. Më këtë rast u diskutuan edhe disa detaje të fundit teknike të kopertinës dhe përmbajtjes së librit, për të cilat u pajtuan të dyja palët nënshkruese të marrëveshjes. Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar libri “Vlerat arkeologjike të Komunës së Skenderajt” i autorit Haxhi Mehmetaj do të botohet në gjuhën shqipe dhe atë angleze, si dhe shumë shpejtë do të jetë në përdorim të lexuesve dhe studiuesve të kësaj fushe.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …