Zafir Berisha: NISMA është forca e vetme që mund të ndryshojë gjendjen aktuale në Prizren

Zafir Berisha: NISMA është forca e vetme që mund të ndryshojë gjendjen aktuale në Prizren

Slogani i Nisma vjen si domosdoshmëri që sjell koha dhe koha ka ardhur për Nismën. 22 tetori do të jetë dita e perspektivës së Prizrenit dhe numri 31 i kësaj partie sjell vizionin për një jetë më të mirë për qytetarët e kësaj komune. Kështu u tha sonte në tubimin përmbyllës të Nisma për Kosovën në Prizren, ku janë prezantuar kandidatët e kësaj partie për asamble komunale për komunën e Prizrenit. Kandidati për kryetar të Nisma për Prizrenin,  Zafir Berisha, ka thënë se ekipi i tij është forca e vetme në komunën e Prizrenit që mund të ndryshojë gjendjen aktuale në Prizren, e cila është krijuar nga qeverisja e deritanishme.

 

“Nisma për Kosovën ka për synim ta atakojë fenomenin tepër shqetësues jo vetëm për Prizrenin, por edhe për Kosovën, e ai është papunësia, ku ne kemi në program zbutjen e papunësisë, duke krijuar dy zona ekonomike, ku mendojmë që investuesit e huaj të investojnë përmes ndërmarrjeve prodhuese dhe t’i punësojmë qytetarët e Prizrenit, për të krijuar mirëqenie sociale në komunën tonë dhe kjo është alfa dhe omega jonë për katër vjetët e ardhshme. Ekipi i Nismës do të angazhohet për të ngritur përgjegjësitë në administratë, shëndetësi dhe depolitizimin e këtyre mekanizmave dhe sot qytetarët e Prizrenit llogariten si njerëz të klasës së dytë, pasi që partia në pushtet kanë punësuar njerëz që nuk e kanë idenë për pozicionin e tyre”, ka thënë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …