“Qeveria e Kosovës dhe unë personalisht si Kryeministër i Kosovës, dënojmë fuqishëm aktin e ndërhyrjes së institucioneve të Serbisë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë. Aktet e tilla, bien ndesh me parimin e fqinjësisë së mirë, dhe cenojnë në mënyrë thelbësore qëllimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Mirëintegrimi i serbëve të Kosovës është interes reciprok, dhe çdo përpjekje për të dëmtuar këtë qëllim do të konsiderohet si mosrespektim i vullnetit politik të tyre. Serbët e Kosovës kanë të drejtë të zgjedhin, dhe zgjedhja e përfaqësuesve të tyre, pa ndërhyrje, do të respektohet nga autoritetet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Zyrtarë të lartë të Serbisë që nga fillimi i fushatës zgjedhore në Kosovë, kanë ftuar qytetarët serbë në Kosovë që të votojnë për Listën Srpska, të cilën e konsiderojnë, siç thonë vetë, si mbrojtëse të vetme të interesave të Serbisë dhe të territorit të saj në Kosovë.