Galeria Kombëtare e Arteve, në Tiranë, boton një album studimor mbi femomenin e Realizmit Socialist

Arti i Realizmit Socialist pas rënies së komunizmit ka qenë në tehun e kritikës, herë për mohimin e vlerave dhe herë për mbivlerësimin e tyre.  Për të hedhur dritë mbi debatet, Galeria Kombëtare e Arteve boton një album studimor mbi femomenin e Realizmit Socialist. Drejtori i Galerisë Kombëtare, Artan Shabani, u shpreh se botimi i albumit “Realizmi Socialist Shqiptar” është synuar që në fillimet e punës drejtuese. Autor i librit Ermir Hoxha, foli për rrugën që ka kaluar arti nën diktaturën komuniste, duke e konsideruar titanike përballjen e artistëve me pushtetin.

Gazmend Leka, edhe pse vetë është një piktor modern, thotë disa argumente që i sheshojnë debatet për vlerat e artit të realizmit socialist. Ishin të pranishëm edhe artistët e mëdhenj si Zef Shoshi, Skënder Kamberi e Muntaz Dhrami. Zef Shoshi, piktori më i gjykuar nga opinioni për veprat për Enver Hoxhën shprehet për Report TV se nuk e ka pasur të lehtë jetën pas rënies së diktaturës. Artistët e njohur kanë shprehur falenderimin për daljen në dritë të veprave nga bodrumet e fondit të Galerisë Kombëtare. Veptat më të mira të letërisë, muzikës, pikturës, skulpturës, baletit, filmit,  arteve në përgjithësi dhe tërë krijimtarisë që i përkasin periudhës së quajtur të realizmit socialsit kanë arritur shkallën më të lartë të artit shqiptar në përgjithsësi  dhe kanë shënura pikat kulminante të krijimtarisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …