Nisma Socialdemokrate në Deçan kërkon që të mos ndërpriten punimet në rrugën Deçan-Plavë

Nisma: Pushteti i Ramiz Lladrovcit, po ushtron presion direkt mbi punonjësit e komunës si dhe mësimdhënësit

Pushteti i Ramiz Lladrovcit, po ushtron presion direkt mbi punonjësit e komunës si dhe mësimdhënësit ka thënë kandidati i Nismës për kryetar të komunës së Drensit, Isa Xhemajlaj. Sot kur jemi në kulmin e përmbylljes së aktiviteteve elektorale, pushteti i kryetarit në shkuarje Ramiz Lladrovcit, po ushtron presion direkt mbi shërbyesit civil të administratës komunale në Drenas si dhe mbi mësimdhënësit e shkollave të mesme si dhe shkollave fillore të Drenasit. Nëpërmjet të kësaj komunikate denoncojmë presionin e paparë i cili po iu bëhet të gjithë punonjësve në institucionet publike në Drenas e veçmas në arsim dhe administratë komunale. Sot gjatë kohës së paraparë kur do të mbahej tubimi elektoral të PDK-së prej orës 12:30 e tutje është vërejt mungesa e punonjësve të administratës komunale në vendet e tyre të punës si dhe mungesa e mësimdhënësve në shkolla, të cilët për shkak të presionit dhe kërcënimeve me largime nga puna janë detyruar të marrin pjesë në këtë tubim elektoral duke thyer ligjin me mungesën e tyre në vendet e punës, ku përveç kësaj disa nga nxënësit të cilët nuk e kanë mbajt orën e fundit të mësimit për shkak të mungesës së mësimdhënësve kanë marr pjesë edhe në tubimin zgjedhor. NISMA për Kosovën – Dega në Drenas do ti marr të gjitha masat dhe do ti denoncoj të gjitha këto raste në institucionet përgjegjëse duke filluar në PZAP, KQZ si dhe Prokurori.

 

NISMA për Kosovën – Dega në Drenas do ti marr të gjitha masat dhe do ti denoncoj të gjitha këto raste në institucionet përgjegjëse duke filluar në PZAP, KQZ si dhe Prokurori. NISMA për Kosovën – Dega në Drenas iu benë thirrje të gjithë mësimdhënësve dhe shërbyesve civil si dhe të gjithë punonjësve në institucione publike, mos të bien pre e manipulimeve të vullnetit të tyre mbi bazën e shantazheve dhe kërcënimeve të tyre sepse me 22 Tetor do të sjellim ndryshimin dhe bashkë me ndryshimin edhe lirinë e mendimit dhe veprimit politik për gjithsecilin. Dhe ky ndryshim dhe demokracia në Drenas arrihet vetëm me Isa Xhemajlaj Kryetar i ardhshëm i Komunës së Drenasit.

Fitorja tashmë është duke trokitur në dyert e qytetareve të Drenasit e bashkë me këtë edhe demokracia.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …