Sami Lushtaku: Investimet e Komunës së Skenderajt në Bashkësinë Lokale të Çirezit janë më se të merituara

Komuna e Skenderajt ka filluar realizimin e projektit të kanalizimit fekal për fshatrat e Bashkësisë Lokale të Çirezit. Në nisjen e punimeve në këtë projekt shumë të rëndësishëm për banorët e kësaj ane, ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku i shoqëruar nga Nënkryetari Nura, Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Me rastin e fillimit të punimeve në këtë projekt, Lushtaku ka deklaruar se ndjehet shumë i kënaqur me fillimin e punimeve në rrjetin e kanalizimit për fshatrat Çirez, Baks, Kozhicë, Krasmiroc, Krasaliq dhe Prelloc, që gravitojnë në Bashkësinë Lokale të Çirezit. Kryetari Lushtaku është shprehuri i kënaqur edhe me mundësinë e investimit të Komunës së Skenderajt në këtë projekt, i cili ndikon ndjeshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj ane. Sipas tij, investimet në projekte të tilla janë të nevojshme dhe më se të merituara për banorët e kësaj ane, pasi ata në vazhdimësi i kanë kontribuar lirisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës. Projekti i filluar në Bashkësinë Lokale të Çirezit është në vazhdën e investimeve që po bënë Komuna e Skenderajt në rrjetet e kanalizimeve. Ditë më parë një projekt i ngjashëm ka filluar të realizohet në fshatrat Kuçicë dhe Klinë e Epërme, ndërsa në ditët në vijim do të fillojnë se realizuari projektet e kanalizimeve edhe në Bashkësitë Lokale të Likocit dhe Klladërnicës. Komuna e Skenderajt tashmë është në përfundim të asfaltimit të rrugëve të lagjeve, duke zhvendosur fokusin e investimeve në projekte të ujësjellësve dhe kanalizimeve në fshatrat e Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …