Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot strukturat e degës së PDK-së në Klinë, ku ka bërë thirrje për dalje masive në votime dhe ka shprehur bindjen se Sokol Bashota do të fitojë në rundin e parë, duke u bazuar në rezultatet e mëdha që ka arritur gjatë qeverisjes së Klinës për dhjete vite me radhë. Siç njofton PDK, Veseli dhe Bashota, kanë falënderuar Shtabin Zgjedhor, strukturat e degës dhe gjithë mekanizmat tjera partiak për punën që kanë bëre deri tash në fushatën zgjedhore dhe në të njëjtën kohë kërkuan angazhim edhe me të madh në ditët e fundit të fushatës e sidomos ditën e zgjedhjeve që të krijohet mundësi që asnjë votues i PDK-së të mos mbetet pa dalë të kutia e votimit.
Nga komisionerët dhe vëzhguesit, u kërkua angazhim gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave, duke mos lejuar vjedhje dhe keqpërdorim të votave. Veseli pohoi se Klina ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në dhjetë vitet e qeverisjes së Bashotës dhe për katër vitet e ardhshme do të rregullohen të gjitha problemet infrastrukturore, kanalizim për trajtim të ujërave të zeza, rrugë, trotuar, ndreqim, ujë dhe shkolla. “Klina nuk ka alternative tjetër pos Sokol Bashotës, të tjerët nuk kanë vizion e as fuqi për të bërë diçka të mirë për qytetarin e Klinës. Sokol Bashota është një figure nacionale, asnjë ministër nuk mund të refuzojë projektet e tij”, ka thënë Veseli.
Ai tregoi se në nivel vendi ka një përkrahje të jashtëzakonshme për PDK-në dhe se më 22 tetor do të dalin fitues në shumicën e komunave të Kosovës. “ Njerëzit duan jetë më të mirë, e jo shkatërrim, vetëm PDK-ja është forcë e ndryshimit, ketë e ka dëshmuar, më 22 tetor në Klinë dhe shumicën e komunave të Kosovës do të hapët një perspektive e re e zhvillimit, në ballë të së cilës do të jetë PDK-ja”, tha nder të tjera Veseli. Kurse, kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, kandidat për kryetar komune, kërkoi nga strukturat mobilizim edhe me të madh në këto ditë fushate dhe ditën e zgjedhjeve që PDK-ja të dalë e sigurt fituese më 22 tetor. “ Rivalët politik e kanë marrë mesazhin humbës me tubimet madhështore të Gruas Demokratike dhe tubimin e madh në sheshin e Klinës. Fitorja e PDK-së është e sigurt”, tha Bashota.
Ai porositi komisionerët dhe vëzhguesit e partisë që të jenë të kujdesshëm që të ruajnë dhe qojnë në vend besimin e çdo qytetari, duke mos lejuar në asnjë mënyrë që të nëpërkëmbet apo të vidhet vota për PDK-në në procesin e votimit dhe numërimit të votave. “PDK-ja është shumë e përgatitur për këto zgjedhje dhe në bazë të punës dhe mbështetjes së deritashme besojmë në fitore bindëse me 22 tetor”, tha Bashota.