Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të lajmit për lirimin nga burgu të Enver Sekiraqës, nga gjykata e EULEX-it. Ajo ka shpjeguar se vajzat e Prishtinës gjatë viteve 90-ta më shumë janë frikësuar nga Enver Sekiraqa se nga Policia e Serbisë. Çitaku në një postim të saj shkruan se një kriminel, i përfshirë në dhunime, zhvatje, vrasje, sot është i lirë. “E mbajë mend fare mirë, gjatë viteve të 90’ta, vajzat e Prishtinës më shumë kanë pas frikë nga Enver Sekiraqa, se nga policia e Serbisë. Një kriminel ordiner, i përfshirë në dhunime, zhvatje, vrasje, sot është i lirë. Puna e burgut shtëpiak është shaka. Turp për gjyqtarë të EULEX dhe të Kosovës, shkruan ambasadorja Vlora Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …