Nikki Haley

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikky Haley, sulmoi Rusinë, e cila po shkaton kaos gjatë zgjedhjeve në mbarë botën

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara ka sulmuar përpjekjet ruse për të shkaktuar kaos në zgjedhje në mbarë botën. Nikky Haley bëri një devijim nga Donald Trump, i cili relativizon ndikimin rus në politikën amerikane. Ajo përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane e ka quajtur “luftë” dhe kështu ka bërë një devijim nga presidenti i vet Trump. Haley, në konferencën mikpritës i të cilës ishte instituti “George W. Bush” sulmoi përpjekjet ruse për të “krijuar kaos” me zgjedhje nëpër gjithë botën. “Rusët,  pyeten pse ‘amerikanët janë rreshtuar si antirusë dhe pse janë ato sanksione’. E po mos na u përzieni në zgjedhje dhe nuk do të jemi antirusë. Kur një vend përzihet në zgjedhjet e vendit tjetër, kjo është luftë”, citon Al Xhazira  të ketë thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …