leoni

Komisioni Qendror Zgjedhor: Të gjitha qendra e votimit janë hapur me kohë

Komisioni Qendror Zgjedhor: Të gjitha qendra e votimit janë hapur me kohë

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka bërë të ditur se në ora 07:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit me rregull në gjithë Kosovën. Daka bëri të ditur se në një vendvotim në shkollën fillore “ Bislim Hajdari”, në Kaqandoll të  Mitrovicës së Jugut ka pasur mungesë të listës votuese, por sipas saj edhe kjo telashe është duke u zgjedhur.

“Në bazë të dhënave të dërguara nga qendrat e votimit  për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës në ora 07:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit, kemi pasur një pengesë të vogël në Mitrovicën e Jugut ku në një vend votim në Kaqandoll , në shkollën fillore “Bislim Hajdari ka munguar lista votuese dhe kjo është duke u sanuar”, tha ajo.

Në zgjedhjet lokale të ditës së sotme kanë të drejtë vote 1 milion e 890 mijë e 952 votues, derisa, do të jenë 899 qendra votimi me 2505 vendvotime. Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar më shumë se 33 mijë vëzhgues të cilët do të përcjellin procesin zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …