Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka njoftuar se në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit për të gjitha komunat e Kosovës, deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 40 votues apo 10.05 përqind e votueseve. “Në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 40 votues apo 10.05 përqind e votueseve. Krahasuar me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013-të , njëjtën kohë kanë votuar 214 mijë e 29 votues apo 12.03 për qind e votuesve. Duke u mbështetur nga informacionet në qendrat e votimit procesi i votimit është duke vijuar normalisht”, tha Daka. E pyetur për problemet me vula Daka tha se është bërë një ngatërrim , gabimet i bëjnë njerëzit, dhe se sipas saj ky problem është sanuar dhe procesi po vazhdon me rregull. Ndërsa sa i përket incidentit që ka ndodhur në Kllokot, ajo ka thënë se KQZ-ja nuk ka informata se kanë ndodhur incidente.
Kontrolloni gjithashtu
Milazim Krasniqi: Drejtësia duhet të veprojë për të adresuar skandalet e qeverisë
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për një sërë skandalesh që …