leoni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

KQZ-ja ka mbajtur konferencën e tretë lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e tretë lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor, me ç’rast kanë bërë të ditur pjesëmarrjen në votim të qytetarëve nëpër komuna deri në orën 15:00. Me këtë rast kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka ka thënë se në të gjitha komunat deri tani kanë votuar mbi 580 mijë votues apo 28.89% nga 100%. “Deri me tani është duke shkuar gjithçka me rregull, me disa probleme të vogla në terren”, ka thënë ajo. Daka njoftoi gjithashtu se konferenca e radhës e KQZ-së është në orën 20:00, që ka për qëllim informimin mbi pjesëmarrësit në votime deri në atë orë.

Në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 është 31.92 për qind. Sipas rezultateve të publikuara në faqen e Komisionit Qendror Zgjedhor në komunën e Prishtinës deri në këtë kohë kanë dalë 56.815 qytetarë nga gjithsej 188 mijë e 341 të regjistruar.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i qytetarëve që po dalin të votojnë është në rritje dhe se deri në ora 15:00 kanë votuar gjithsej 28.89% e votuesve. Për nga përqindja e daljes në zgjedhje kryesojnë komunat me shumicë serbe, kurse për nga komunat shqiptare me përqindjen më të madhe është Shtimja. Në bazë të publikimit të dhënave në faqen zyrtare të KQZ-së, 33.29% është dalja në zgjedhje deri në orën 15.00  në qytetin e Shtimes.

Mamusha vazhdon të jetë komuna e cila prin për nga numri më i madh i votuesve që kanë dalë për të votuar deri në ora 15.00, derisa Skenderaj është komuna ku ka pasur përgjigje më të dobët të votuesve me 19.95 për qind. Në qytetet e mëdha dalja në Prishtinë deri në ora 15.00 është 31.92 për qind e votuesve me të drejtë vote, në Pejë 26.65 për qind, Prizren 26.61, Mitrovicë e Jugut 27.34, Gjakovë 26.63, Gjilan 30.38 dhe Ferizaj 30.47 për qind. Sipas KQZ-së, deri në orën 15:00 në gjithë Kosovën kanë votuar gjithsej 532 mijë 288 votues.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …