Partia Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka thënë se edhe në këto zgjedhje, PDK ka dalë si parti e parë. Abelard Tahiri dhe Blerta Deliu-Kodra kanë thënë se qytetarët në këto zgjedhje treguan besim ndaj PDK-së që është fituese në nivel nacional, ndërkaq edhe në shumicën e komunave del si parti e parë në balotazh”, ka thënë Tahiri. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se PDK-ja ka fituar në Prizren, në Mitrovicë dhe në Ferizaj. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Agim Aliu i PDK-së po prin në Komunën e Ferizajt, PDK në këtë komunë ka marrë 39.5 për qind të votave ndjekur nga LDK me 31.1 për qind të votave. Për ulëset në Asamblenë Komunale të Ferizajt nxjerr të parën Partinë Demokratike të Kosovës e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama” Në këtë proces të Shqipërisë drejt BE-së, të gjitha pushtetet duhet të bëjnë progres, jo vetëm qeveria
Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në punimet e Komisioni të Posaçëm Parlamentar …