43 për qind e numrit të qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote, dje kanë votuar për të zgjedhur udhëheqësit komunalë, kryetarët dhe asambletë komunale, në 38 komuna të vendit tonë. Zgjedhjet e 22 tetorit janë vëzhguar nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada si dhe nga mediet vendore e ndërkombëtare. Rezultatet e para të KQZ-së dhe të partive politike bëjnë të ditur se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ka qenë rreth 43 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve, që nuk shënon ndonjë rritje të numrit në krahasim me zgjedhjet e fundit vendore.
Kontrolloni gjithashtu
Zyra e Prokurorit e Gjykatës Speciale, në Hagë, ka pushuar hetimet kundër Halil Çadrakut
Udhëheqësi i ekipit mbrojtës të Halil Çadrakut, avokati Arianit Koci, ka bërë me dije se …