Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se mbarëvajtja e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit ishte një sukses i radhës në forcimin e demokracisë dhe shtetit tonë. Ai ka përgëzuar qytetarët që treguan kulturë të lartë demokratike në këtë proces zgjedhor.
“Përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës që treguan kulturë të lartë demokratike, organizatorët, partitë politike, monitoruesit dhe mediet që ishin të palodhshëm për të siguruar një proces zgjedhor që përmbush të gjitha standartët evropiane”, ka shkruar kryetari Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.