Edi Rama

Edi Rama: Detyra e organit të prokurorisë nuk është ta dëgjojë politikën, as të replikojë me politikanët

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratën e prokurorisë e cila u shpreh se “deklaratat politike nuk e kanë intimiduar dhe nuk mund ta intimidojnë aktivitetin e saj hetimor”. Në deklaratën për mediat shpërndarë nga zyra e shtypit e kryeministrisë, theksohet se “Kryeministri Edi Rama, shpreh keqardhjen që Prokuroria e Krimeve të Rënda, është shprehur në media menjëherë pas fjalës së tij përpara grupit socialist, lidhur me kërkesën për hetim të deputetit Saimir Tahiri”. “Kryeministri i Shqipërisë, mbron pikëpamjen se detyra e organit të prokurorisë nuk është as të dëgjojë politikën, as të replikojë me politikanët, as të publikojë në media opinionet e saj, për çfarë thotë një politikan a një tjetër. Po ashtu organi i akuzës, sipas kryeministrit, as ka detyrën dhe as i’a lejon etika e funksionit të vet, të ushqejë debatet politike me komunikata që ngjajnë si të shkruara në selitë e partive politike”, vijon deklarata për shtyp e Zyrës së Kryeministrit, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …