Në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, filloi punimet edicioni i 7-të i Konferencës ,,FSK dhe Partnerët’’, ku po marrin pjesë atashetë ushtarakë dhe ata të mbrojtjes, përfaqësues të ambasadave të shteteve me të cilat MFSK-ja ka bashkëpunim bilateral dhe multilateral. Punimet e konferencës i shpalli të hapura, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha i cili tha se Konferenca e 7-të ,,FSK dhe Partnerët’’ përkon me fillimin e mandatit të tij si ministër, dhe se qëllimi i tij është intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë bilateral të FSK-së dhe shteteve partnere si dhe harmonizimi i aktiviteteve që kanë për qëllim mbajtjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së. Gjithashtu, ministri i FSK-së foli për qëllimin e konferencës, harmonizimin e aktiviteteve si dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në përputhje me konceptet euroatlantike si dhe për kërkesat dhe nevojat për rritjen e nderveprueshmerisë. Ministri Berisha po ashtu i njoftoi ushtarakët dhe diplomatët e vendeve partnere mbi planifikimin për të ardhmen e FSK-së, ku ndër të tjera tha: “Ne jemi duke punuar në përgatitjen dhe planifikimin e ndryshimit të misionit tonë, respektivisht në ngritjen e kapaciteteve tona për misionin e ri kushtetues.’’
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …