KROJMIRI (1455-1999) Ky libër u kushtohet martirëve, dëshmorëve dhe të zhdukurve të fshatit Krojmir prej vitit 1837 deri në vitin 1999në përpjekje për të ndriçuar sadopak jetën dhe veprën e tyre. Të rënë dhe të vrarë në kohën e sundimit turk:Hajdar Xhaurri, Tahir Muça,Shaqir Lahu,Beqir Deliu, Mahmut Tahiri,Miftar Shema, Salih Hajdari,Behlul Abdullahu, Mustafë Ademi,Ajet Tafa… Të rënëdhe të vrarë në kohën e sundimit serb prej vitit 1912-1941: Vesel Sallahu Bajram Haradini,Abedin Islami, Rifat Ramadani,Ilaz Smajli, Bajram Baja, nga fshati Banjë e Malishevës, Bilall Hajdini,Ahmet Hajdini,Hajdin Hajdari, Rexhep Halili, Halil Rexhepi, Hysen Mulaku nga Komarani, Liman Bajrami,Sadik Mëziu nga fshati VërshecAzize Ahmet Hajdini, Tahire Shaban Zeneli, Ahmet Dashlaku nga Ngucati, Dan Bilalli, Xhelë Dema. Të rënëdhe të vrarë në kohën e luftës së Dytë Botërore: Sabit Hyseni, Mulla Hazir Meta,Hysen Bajrami, Osman Jetullahu, Të rënë në brigadat partizane në vitin 1945:Shaip Halil Miftari, Avdullah Ajet Ademi, Muharrem Ukë Çallaku, Rrustem Seferi, Ali Ahmeti, Ukaj? Të rënë pas LDB: RrahimRexhë Limani Dëshmorët e UÇK-së në vitet 1998-1999: Halil Metaj, Enver Olluri, Qamil Olluri dhe Isë Olluri.Janë martirizuar: Afërditë Qeriqi dheMusa Bungu. Muhamet Olluri, është zhdukur në gusht të vitit 1998. Krojmiri (1455-1999) Ideja, për të shkruar një libër për të kaluarën e fshatit Krojmir të Drenicës, ka qenë e kahershme. Në vitin 1973 kam shënuar dhe kam bërë përpjekje për të shpjeguar kuptimin e disa emërvendeve e toponimeve të caktuara, ndërkohë që nga gjyshi im, mulla Emin Miftar Shema ( 1888-1980) kam mësuar edhe historinë e të parëve, ashtu sikur e ka shpjeguar ai nga të dhënat e përcjella nëpër breza. Interesimet e mia janë shtuar dhe kohë pas kohe kam shënuar në letër të dhënat gojore, që kam dëgjuar për të kaluarën e këtij fshati si dhe të dhënat gojore që kam dëgjuar nga të moshuarit e fshatrave të tjera. Duke qenë se, mulla Emin Miftari, krahas shumë librave në gjuhën arabe, turke e persiane, kishte ruajtur edhe katër tapi të të parëve, të administruara në periudhën, prej vitit 1819-1838, në Vushtrri e në Prishtinë, i kam studiuar të dhënat që sjellin këto burime shkrimore.(Tapitë, nga gjuha turke në gjuhën shqipe i ka përkthyer Dr. Feti Mehdiu) Kam hulumtuar edhe të dhëna të tjera relevante dhe në fund kam tubuar materialin, dokumentet, të dhënat dhe fotot, të cilat i kam prezantuar në këtë libër. Të gjitha të dhënat e tjera, dokumentare,janë rezultat i intervistave, anketave, bisedave dhe rrëfimeve, të cilat i kam evidentuar kohë pas kohe. Krojmiri, apo Krajmirovci, sikur del i shënuar në dokumentet e moçme, ka një histori specifike. Jeta në Krojmir ka rrjedhë gjatë shekujve me batica dhe zbatica, që karakterizojnë jetën e drenicasve në veçanti, dhe të shqiptarëve në përgjithësi. E veçanta dhe e përgjithshmja në jetën e banorëve të Kromirit janë shkrirë në një tërësi të çuditshme. Kanë ndodhur kryengritje, vrasje ndër më të çmeriturat, vrasje me moh, por edhe shembuj të shumtë të besnikërisë, fisnikërisë e solidarësisë, sidomos gjatë periudhës së luftës së UÇK-së. Krojmiri ka një histori të dhembshme por edhe krenare. Kam bërë përpjekje që këtë histori ta shkruaj sa më realisht. Falënderoj me këtë rast të gjithë të afërmit dhe bashkëfshatarët që më ndihmuan me shënime, dokumente, foto e të dhëna të tjera. Përjetë mirënjohës! Krojmiri gjatë shekujve (Dokumente, udhëpërshkrime, tapi dhe të dhënat nga mbamendja e popullit) Krojmiri në mesjetë Fshati Krojmir, shtrihet në anën juglindore të Drenicës. Kufizohet, në veri me fshatrat Shalë, Risinoc, në verilindje me fshatin Vërshec, në lindje me kompleksin pyjor të Blinajës, në jug-lindje me fshatin Pjetërshticë, në jug me fshatrat Dukë, Karaçicë, Javur e Luzhnicë dhe në perëndim me fshatin Kleçkë.Krojmiri apo Krajmirovci, përmendet në defterët kishtarë të mesjetës.Në vitin 1455 përmendet në defterët turq të Vilajetit Vëllk.Sipas të dhënave, që ka prezantuar studiuesi i njohur i mesjetës shqiptare, profesor doktor, Muhamet Tërnava, në librin e tij,“Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”, botuar në vitin 1995, në Prishtinë, në faqen 116, të këtij libribëhet e ditur se asokohe në Krojmir në vitin 1455 kanë jetuar këta kryefamiljarë: Jovan Dimitri, Stanko Dimitri, Raje Petri, Dimitri Strumani, Andre Mihali dhe Todor Manku, ose Janku,të gjithë shqiptarë të besimit ortodoks.Mbiemrat familjarë: Dimitri, Strumani, Petri, Mihali, Manku apo Janku i përkasin onomastikës shqipe të Mesjetës, kanë prapashtesa karakteristike të morfologjisë shqipe dhe atëbotënuk janë shënuar mbiemra me prapashtesat karakteristike sllave, -iq dhe -oviq. Në vitit 1455, Krojmiri, apo Krajmirovci, sikur del i shënuar në defterë ka pasur 19 shtëpi, përafërsisht nga dy tri apo më shumë shtëpi të pjesëtarëve të këtyre vëllazërive.Nga gjashtë kryefamiljarët e asaj kohe kanë ngelur nëpër shekuj katër lagje të mirëfillta, të afërta për nga gjaku.Allurët, Metajt, (Karametajt), Rizanët, (Shushkët, nipa të Rizanëve)Qeriqët, (Ukshojt dheKaçamakët, nipa të Qeriqve) dhe Robajt.Krojmiri aktualisht shtrihet në dy vendbanime. Venbanimi kryesor shtrihet rrëzë maleve” Terrnovë dhe Grap, ndërsa pjesa tjetër e fshati shtrihet rrëzë kompleksit pyjor të Blinajës. Krajmirovci, përmendet edhe në“Defterin e Sanxhakut të Shkodrës” të vitit 1485. Numri i dokumentit 102. Arkiv, Tiranë, 1974. Sipas këtij dokumenti, i cili ishte hartuar 30 vjet pas Defterit të Vilajetit Vëllk, Krojmiri, asokohe, kishte rreth 20 shtëpi. Ky dokument mund të jetë bazuar në dokumentet paraprake, meqë paraqet numrin e njëjtë të vëllazërive dhe shtëpive. Edhe nëDefterin e Sanxhakut të Vushtrrisë të vitit 1574,përmendet si fshat me të njëjtin numër të shtëpive, rreth 19 apo 20 shtëpi, pjesëtarë të fesë së krishterë.(Selami Pulaha, “Defteri i Sanxhakut të Vushtrrisë”f. 674.).Krojmiri nuk përmendet më nëpër defterë, ose ne nuk disponojmë të dhëna dokumentare deri në vitin 1725. Në atë vit,ipeshkëvi, Pjetër Karagiqi, misionar katolik dhe pjesëmarrës në “Kuvendin e Arbërit” të vitit 1703 e përmend fshatin Cramirofza, i cili sipas tij, kishte vetëm 4 shtëpi me gjithsej rreth 40 banorë.Këto të dhëna, sado që mund të merren me rezervë, megjithatë duhet pranuar seme rastin e shpërnguljes së krishterëve nga kjo anë, në vitin 1690, mendohet se një pjesë e madhe e familjarëve, që kishin marrë pjesë në Betejën e Kaçanikut të vitit 1689, ishin shpërngulur nga frika e ndëshkimit të ushtrisë turke. Është me interes edhe një e dhënë tjetër, e cila flet se Krojmiri në vitin 1783 kishte shumë shtëpi të shkatërruara dhe të mbetura shkret.(F. Mihajloviq, Spomenik SKA, 64, Beograd 1936, f. 16.). Edhe kjo e dhënë mund të jetë e besueshme, meqë asokohe, fshati është shkatërruar nga murtaja, me ç rast kanë humbur jetën më shumë se gjysma e banorëve të këtij fshati, por edhe e banorëve të fshatrave përreth. Mund të ndodh që Murtajës së Madhe t’i kishte paraprirë edhe ndonjë luftë, ekspeditë ndëshkuese, apo ndonjë sëmundje tjetër shfaronjëse. Në shkrimet e falsifikuara sllave të shekullit XIX, flitet se banorët e Krojmirit ishin konvertuar pasKryengritjes serbe të vitit 1804, nga presioni që turqit kishin ushtruar mbi ta.Këto të dhëna aspak nuk kanë të bëjnë me të vërtetën. Asokohe mbizotëronte ende dukuria e laramanisë fetare,( rasti i Tahir Muçës, burri i Gjylistanës, ka vdekur diku rreth vitit 1860), por të gjithë emrat e kryefamiljarëve ishin emra myslimanë, për më tepër kishte edhe hoxhallarë e dervishë të njohur, si: Sheh Rama, Azem efendi Rama e të tjerë.Në dokumentet e ruajtura nga banorët e këtij fshati janë evidentuarkatër tapi të familjes së Bekë Rexhë Tafilollit, të administruara rreth viteve 1819-1839. Për këtë kohë bën fjalë edhe i ashtuquajturi“Raport i Mylerit”,një mjek dhe udhëpërshkrues me origjinë austriake, që hiqej sikur shëronte të sëmurët nga murtaja. Myleri, ka shënuar në raportin e tij seKrajmirovci, në vitin 1838 kishte 15 shtëpi me rreth 50 banorë sllavë dhe grekë.Ky raport është tërësisht i pavërtetë, meqë asokohe vetëm në katër tapitë e Bekë Rexhës dalin 25 emra dëshmitarësh, të gjithë të besimit islam, dhe pothuajse që të gjithë identifikohën me paraardhësit e familjeve, Beka, Shema, Dema, Januzi, Meta, Rizani e të tjerë.Të dhënat nga kjo tapi janë plotësisht të vërteta, edhe me faktin se janë dokumente zyrtare kadastrale, të cilat asokohe janë nxjerrë në kazanë e Vushtrrisë dhe të Prishtinës, rreth viteve 1819-1839. Disa shënime serbe për Krojmirin janë evidentuar edhe nga udhëpërshkruesi i mitologjisë fantazmë serbe,Milosh Milojeviq, i cili në shënimet e tij nga udhëtimi ( ndoshta një udhëtim imagjinar, apo i rrëfyer nga ndonjë serb i asaj kohe) përmend fshatrat e Drenicës në këtë mes edhe Krojmirin. Në fletoren e parë të këtij, Krojmiri, apo Krajmirovci, diku kah vitit 1865 kishte 26 shtëpi, Llapushniku 16 ndërsa Gradica 15 shtëpi.M. Milojeviq “Dela prave Stare Serbije, Beograd, 1872, f. 67. Ky autor e përmend Krojmirin dhe jep disa të dhëna imagjinare për shumicën e fshatrave të Drenicës, edhe në pjesën e dytë të librit të tij.