11 milionë fëmijë jemenas kanë nevojë për asistencë humanitare, për shkak të luftës që ka shkatërruar këtë vend

11 milionë fëmijë jemenas kanë nevojë për asistencë humanitare, për shkak të luftës që ka shkatërruar këtë vend

Më shumë se 11 milionë fëmijë jemenas kanë nevojë për asistencë humanitare, për shkak të luftës që ka shkatërruar këtë vend që prej marsit të vitit 2015, njoftoi sot Zyra e Koordinimit për Çështjet Humanitare të Kombeve të Bashkuara (OCHA).

“Këta fëmijë janë viktima të drejtpërdrejta të krizës më të rëndë ushqimore në botë, nga një epidemi e pazakontë e kolerës dhe mungesa e shërbimeve mjekësore dhe ushqimore”, shtoi OCHA.

“Sistemi i arsimimit është gjithashtu drejt fundit, pasi më shumë se pesë milionë fëmijë rrezikojnë të privohen nga e drejta për t’u shkolluar”, theksoi ky organ i OKB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Sot shënohet 22 Prilli, Dita e Tokës

Dita e Tokës: Një ngjarje globale për mbrojtjen e mjedisit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet më 22 prill në mbarë botën …