Zenun Gjoci: Rilindjet e orës arbërore

Doli nga shtypi libri i Zenun Gjocajt: “Rilindjet e orës arbërore”   Eposi “Rilindjet e orës arbërore” i autorit, Zenun Gjocaj është ndërtuar sipas analogjisë me “Lahutën e Malësisë” të Gjergj Fishtës, me frymën ritmike të poemës, “Garda krutane” të Kolë Jakovës dhe me gjuhën mjaft pasur të rapsodive shqiptare.Ky ep në përmbajtje, formë dhe brendi është ndërtuar me mjetet gjuhësore e kompozicionale të epikës heroike. Si e tillë, kjo vepër përmbush një segment shumë të rëndësishëm të epikës sonë letrare, artistike në përgjithësi dhe krahas “Lahutës së Malësisë” të Gjergj Fishtës, “Qerbelasë” të Naim Frashërit, “Gardës krutane” të Kolë Jakovës, e të tjera, pjesa e parë e këtij eposi përmbledh historinë e popullit tonë në vargje, prej kohës së Skënderbeut deri te epoka e Arbërisë së Vogël të Azem dhe Shote Galicës.  Shumë prej veçorive krijuese, qofshin ato kompozicionale, gjuhësore, letrare e artistike janë lidhur me mjeshtëri krijuese, në tërësinë e kësaj vepre madhore, falë punës, vullnetit përkushtimit 20 vjeçar të autorit, por falë edhe afinitetit për ta rirrëfyer në vargjekëtë pjesë të historisë sonë me gjuhën e popullit, ashtu sikurse kanë bërë shumë poetë e shkrimtarë të njohur të letërsisë sonë artistike. Eposi “Rilindjet e orës arbërore”, që është pjesa e parë e kësaj triologjie në vargje, është rezultat i një vrojtimi tepër të thellë të shumicës prej fenomeneve e ngjarjeve, që përbëjnë jetën dhe historinë tonë kombëtare në përgjithësi, e në veçanti historinë eKosovës dhe të trevave veriore dhe verilindore të atdheut. Autori, është jo vetëm njohës i shkëlqyer i frazeologjisë dhe gurrës së pashtershme të gjuhës së popullit, por edhe njohës i rrjedhave historike, duke ndaluar po thuajse në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të së kaluarës së popullit shqiptar prej Gjergj Kastriotit-Skënderbeut deri te Legjendari, Adem Jashari. Libri ka 290 faqe, botoi Radio-Kosova e lire, shtypi “Shkrola”, në Prishtinë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …