Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, është shprehur i kënaqur me arritjen e dyfishimit të votave nga zgjedhjet lokale të kaluara. Përkundër të gjithave ai tha se këtë rezultat nuk e kanë shpresuar e as nuk e kanë pritur, sepse rezultati i zgjedhjeve lokale 2017 ishte gati dyfishim i atij të zgjedhjeve lokale katër vite më parë. Më 3 nëntor 2013 hymë në balotazh vetëm në kryeqytet dhe asokohe si të dytët. Me 22 tetor 2017, përveç në kryeqytet ku prin Shpendi, jemi në balotazh edhe në pesë e ndoshta edhe gjashtë komuna të tjera. Megjithatë, ky rezultat nuk ishte ai që shpresonim dhe as ai që prisnim. Sigurisht kjo duhet trajtuar edhe me vetëkritikë. Këto ditë duhet të jenë edhe ditë analize konkrete sipas komunave dhe ditë reflektimi mbi strategjitë e veprimet: cilat janë dobësitë e organizatës sonë dhe si mund t’i rregullojmë ato; cilat janë mangësitë e ligjërimit tonë dhe si mund t’i plotësojmë ato.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …