Për shkak të raporteve të tendosura që ka kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama, Meta nuk iu ka dhënë pasaporta katër zëvendës-ministrave nga Kosova të cilët janë pjesë e Qeverisë së Shqipërisë. Bëhet fjalë për Besa Shahinin, Valbona Shujakun, Ilirjana Bajraktarin dhe Hajrullah Çekun. Edhe pse kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdimisht ka këmbngulur për dhënien e nënshtetësisë shqiptarëve nga Kosova si një detyrim kushtetues i saj, bën të ditur Gazeta Metro. Meta refuzon kategorikisht një mundësi të tillë meqë nuk dëshiron ta vë në rrezik miqësinë e ngushtë personale e familjare me Beogradin, sidomos me Partinë Socialiste të Serbisë, me që cilën ka marrëdhënie tepër të ngushta.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …