RUS

Një ushtar i Rusisë i ka vrarë katër ushtarë myslimanë çeçenë në një bazë në Çeçeni

Një ushtar i Rusisë i ka vrarë katër ushtarë myslimanë në një bazë në Çeçeni, para se ai ishte qëlluar për vdekje, ka njoftuar Garda Kombëtare. Ushtari dje kishte hapur zjarr në kazermën afër fshatit Shelkovskaja në Çeçeni, që është rajon i Rusisë me popullatë shumicë myslimane, ka raportuar agjencia e lajmeve Interfax, duke e cituar Gardën Kombëtare. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vitin e kaluar e ka formuar Gardën Kombëtare dhe ajo i përgjigjet direkt Putinit. Forca e sigurisë së Gardës Kombëtare e ka për detyrë luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe mbajtjen e rendit. Raportohet se sulmet e armatosura kundër autoriteteve dhe forcave të sigurisë në rajonin e Çeçenisë dhe më gjërë në Kaukazin rus, janë të shpeshta.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …