Një spot zgjedhor që bënte thirrje për votë për Listën Serbe dhe i cili në kuadër të spotit përmbante fjalët “Vota për Listën Serbe është votë për Serbinë në Kosovë dhe Metohi”, i ka kushtuar me 22 mijë euro gjobë partisë me seli në veri të vendit. Më 18 tetor është paraqitur një ankesë ndaj Listës Serbe për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike. Ankesa paraqiste pretendime se spoti i publikuar në faqen e Listës Serbe kishte rënë ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Por, Lista Serbe në përgjigjen e saj për PZAP ka theksuar se postimi nuk ishte bërë në faqen e tyre dhe se ata nuk administrojnë faqen në “Facebook”, ku është publikuar spoti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …