Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, i cili në vitin 1999, në kohën kur Aleanca Veri-Atlantike bombardonte Serbinë njoftonte lidhur me zhvillimet dhe ecurinë e fushatës ajrore, sot do ta vizitojë Kosovën. Ai do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj në orën 14:30. Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ishte për një vizitë në Kosovë edhe në vitin 2016, kur u dekorua me Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut nga Kolegji AAB, me motivacion për shpëtimin dhe ndihmën refugjatëve gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Ai në këtë vizitë kishte thënë se vendimi i NATO-s për të bombarduar forcat serbe ishte i drejtë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …