Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj: Anëtarësimi në Interpol, prioritet i shtetit të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj: Anëtarësimi në Interpol, prioritet i shtetit të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, tha se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Interpol dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje pune me Europol janë prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ai gjatë një konference përmbyllëse ministrore të projektit rajonal të Bashkimit Evropian në Trieste, tha se këto veprime janë të domosdoshme për avancimin e bashkëpunimit në nivel evropian, në luftimin e kërcënimeve që vijnë nga të gjitha format e krimit të organizuar dhe terrorizmit në rajon, Evropë dhe më gjerë. Ministri Sefaj theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Policia e Kosovës do të vazhdojnë të kenë qasje konstruktive dhe do të përkushtohen në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral dhe multilateral.

Në këtë drejtim, ai përmendi sukseset e Policisë së Kosovës, e cila ka marrë pjesë në katër raste të hetimeve të përbashkëta, të cilat kanë rezultuar me një numër të madh të personave të arrestuar, si dhe konfiskim të konsiderueshëm të narkotikëve, armëve dhe parave. Ndryshe, konferenca përmbyllëse në Trieste me temën “Lufta kundër krimit të organizuar- Bashkëpunimi ndërkombëtar në drejtësinë penale”, është projekt i  zbatuar nga Ministria e Brendshme e Italisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …