Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane, rreth zbatimit të kritereve për agjendën evropiane të Kosovës. Ai ka thënë se ministria që drejton, ka tri obligime kryesore që ndërlidhen me agjendën evropiane. “E para është koncept dokumenti mbi plotësim ndryshimin e legjislacionit në fuqi, për t’i siguruar pezullimin ose largimin e detyruar largimin e zyrtarëve të akuzuar apo dënuar për korrupsion. Pas kësaj, obligimi i dytë i imi është Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik është miratuar për miratim në Qeveri dhe tani gjendet në Kuvend. Dhe projektligji i tretë është, Projektligji për Prokurorin e Shtetit, rishikimit të dispozitave që i referohet çështjes se emërimit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale”, ka theksuar Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …