Të martën me të marrë informatat e para se ka probleme në disa segmente të rrugëve, kryesisht malore, për shkak të reshjeve të borës, në disa lokacione është intervenuar nga njësitet e kompanive që i kanë në mbikëqyrje këto rrugë dhe është bërë sanimi i pengesave dhe hapja e rrugëve për qarkullim të automjeteve.
Konform kësaj, konstatojmë se rrugët në drejtim të Kullës, Bajgores dhe Carralevës, por edhe në segmentet e tjera, janë të kalueshme dhe po mbahen nën vëzhgim për të parë nëse është e nevojshme të ndërhyhet prapë në të njëjtat.
Ftojmë të gjitha autoritetet, por edhe qytetarët, që për secilin rast të jenë në kontakt me Ministrinë e Infrastrukturës, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës.