Prokuroria e Katanias në Itali nuk ka ngritur asnjë procedim penal kundër Sajmir Tahirit, i cili nuk fshehu indinjatën e tij ndaj atyre që i akuzoi se po i hedhin baltë, kur publikoi shkresën zyrtare të prokurorisë italiane që konfirmonte se deri më datën 23 tetor 2017, ai nuk konsiderohej person në hetim prej tyre. Duke u shprehur i gatshëm për të gjetur të vërtetën e këtyre akuzave dhe për t’u përballur me drejtësinë, Tahiri ka paraqitur para gazetarëve një dokument të Prokurorisë së Katanias, që sipas tij e shfajëson atë. “Unë sot jam qytetar i thjeshtë dhe brenda 48 orëve sigurova këtë dokument nga Prokuroria e Katanias që thotë: ‘sa i përket shtetasit Saimir Bashkim Tahiri nuk rezulton sot dhe më herët të ketë pasur procedim penal’. Pra, kur Prokuroria e Katanias, që ka hetuar për 4 vjet këtë grup kriminal dhe nuk ka gjetur asnjë lidhje për të nisur një procedim penal ndaj meje, si ka mundësi që prokuroria jonë brenda 48 orëve me letra të bëra publike nëpër media kërkon arrestimin tim?”, ka thënë Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …