Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jamie Shea: NATO-ja dhe Kosova kanë një lidhje të fortë prej shumë vitesh

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jamie Shea: NATO-ja dhe Kosova kanë një lidhje të fortë prej shumë vitesh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për sfidat e reja të sigurisë, Jamie Shea, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon. Kryeministri Haradinaj theksoi rolin e rëndësishëm të NATO-s në garantimin e paqes dhe të sigurisë dhe e vlerësoi forcën paqeruajtëse KFOR si një partner të rëndësishëm në Kosovë. Ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës e mbështetur nga NATO në çdo periudhë të ndërtimit të saj bazuar në standardet më të larta dhe mbi parimin e gjithëpërfshirjes, ka përmbushur kapacitet operative drejt transformimit në Forcën e Armatosur në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë. Kryeministri theksoi se e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në BE si dhe një vend anëtar i OKB-së. Haradinaj tha se Kosova ka nisur një dinamikë të re të brendshme në fushën e sundimit të ligjit dhe në zhvillimin ekonomik, por njëkohësisht është angazhuar me përkushtim në përmbushjen e obligimeve të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, duke përshpejtuar rrugën drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. Ai tha se është i rëndësishëm konsolidimi ndërkombëtar i vendit, me theks të veçantë anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, në UNESCO dhe INTERPOL.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jamie Shea, tha se NATO-ja dhe Kosova kanë një lidhje të fortë prej shumë vitesh dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të përparimit të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Ai tha se KFOR-i do të vazhdojë të jetë i pranishëm për aq sa do të ketë nevojë Kosova dhe e vlerësoi forcën paqeruajtëse si një garantues të paqes në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …