Ambasada amerikane në Prishtinë mirëpret integrimin e sotëm të gjykatësve, prokurorëve dhe stafit administrativ brenda gjyqësorit Kosovarë, duke thënë se me dekretimin e sotëm Kosova po avancon në integrimin e komuniteteve pakicë dhe po rritë qasjen në drejtësi për të gjithë qytetarët e saj. Integrimi në gjyqësor përmbush marrëveshjen e arritur në shkurt të vitit 2015 në Dialogun për Normalizim me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja dhe shënon një hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet e Kosovës për të ndërtuar institucione plotësisht funksionale të Sundimit të Ligjit, thuhet në një komunikatë për media.
Ambasada amerikane konsideron se është jetike për të ardhmen euroatlantike të Kosovës që të gjithë qytetarët e saj të përfitojnë nga një sistemi i barabartë, transparent dhe funksional i drejtësisë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin këto përpjekje për të përmirësuar sistemin kosovar të sundimit të ligjit në gjithë vendin, thuhet në komunikatën për media të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.