leoni

Zëvendës-kryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli: Katari do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Behxhet Pacolli: Katari do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Shteti i Katarit do të vazhdojë t’i japë mbështetje të fuqishme vendit tonë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, fuqizimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj të plotë në komunitetin ndërkombëtar. Kështu ka vlerësuar zëvendës-kryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, pas një pritje që i ka bërë të Ngarkuarit me Punë të Shtetit të Katarin në Shqipëri, Hashim Ibrahim Al-Sada.

Pacolli fillimisht ka pranuar urimet e Emirit të Katarit për detyrën e re, nëpërmjet përfaqësuesit diplomatik të këtij shteti, duke u siguruar për vazhdimin e mbështetjes së plotë dhe të palëkundur nga ky shtet dhe duke pranuar ftesën zyrtare për të vizituar shtetin e Katarit, në një kohë të përshtatshme. Kreu i diplomacisë kosovare i ka shprehur mirënjohje të thellë të Ngarkuarit me Punë të Shtetit të Katarit, për mbështetjen e deritanishme, duke shprehur zotimin dhe vullnetin nga pala kosovare për intensifikimin edhe më të madh të bashkëpunimit në mes dy vendeve. Zëvendës-kryeministri dhe ministri i Jashtëm Pacolli ka theksuar edhe rëndësinë e relaksimit të marrëdhënieve në mes shteteve të Gjirit, pas krizës, që filloi më herët gjatë këtij viti, duke nënvizuar se paqja e arritur në mes shteteve të Gjirit do të ndikojë në forcimin e stabilitetit në lindjen e mesme, por edhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …