Pas një analize të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, del se jo gjithë kandidatët për kryetar kanë arritur të marrin numrin e votave të partisë që përfaqësonte, duke i bërë një “dhuratë” kundër kandidatëve. Në bazë të statistikave momentale, del se tre nga pesë kandidatët garues, nuk kanë arritur të marrin votat sa ka marrë subjekti i tyre (kandidatët për këshilltar komunal). Për dallim prej këtyre tre kandidatëve, dy tjerët kanë arritur të dalin “më të mirë se partia”, së paku në bazë të numrave të publikuar.
Për mos përkrahje nga votuesit e subjektit të tij, më së “keqi” është ndarë, Blerand Kadrijaj, kandidat i PDK-së, i cili ka mbet prapa partisë, për 650 vota ose 4.68 përqind (914 vota, krahas 1564 votave, të kandidatëve për këshilltar komunal). Edhe kandidati i LDK-së Mal Lokaj, ka mbet prapa subjekti për një numër të vogël të votave, 58 sosh ose shprehur në përqindje i bie 1.41 përqind (2615 vota, krahas 2673 që janë për këshilltar komunal). Në mesin e atyre që është besuar më pak se subjekti i tij, del të jetë edhe Shkodran Imeraj nga NISMA, i cili nuk ka arrtit të mbërrin numrin tre shifror. Duke u ndalur në 94 vota, që shprehur në përqindje i bie të jetë 0.59 (154 vota janë për kandidatët për Kuvendin komunal të këtij subjekti politik).
Mirëpo, për dallim të kandidatëve të LDK-së, PDK-së dhe NISMA, dy kandidatët tjerë që vijnë nga AAK-ja dhe VV-ja, kanë shënuar rezultate më të mira se lista e tyre garuese për Kuvendin e Komunës. Në këtë aspekt, bindshëm prinë kandidati i AAK-së, Bashkim Ramosaj, i cili ka 1271 vota më shumë se lista garuese, që i bie rreth 4.39 përqind (10302 vota, krahasuar me 9031 që janë të listët garuese për legjislativin e komunës). Më mirë se subjekti del të jetë edhe Zekë Sinanaj i VV-së, duke marrë 738 vota më shumë se kandidatët garues për këshilltar, ose 4.04 përqind (2083 vota, krahas 1345 të garuesve për këshilltar).
Këto rezultate preliminare të KQZ-së, tregojnë se kandidatët Blerand Kadrijaj, Mal Lokaj dhe Shkodran Imeraj, nuk janë treguar të “besueshëm” për votuesit e partive që i kanë kandisur për garën e të parit të komunës. Për dallim të zgjedhjeve të kaluara, kur kandidati i LDK-së, Blerim Bajraktaraj, kishte dalë bindshëm më i mirë se subjekti i tij, kjo nuk doli edhe për kandidatin Lokaj. Për dallim të Lokaj, kandidati i VV-së, ka dalë bindshëm më i mirë se ish kandidati në zgjedhjet e kaluara, Bilall Hadërxhonaj, që kishte marrë shumë më pak besimin e votuesve, se subjekti të cilin e përfaqësonte. Ndërsa, PDK-ja, vazhdon me mos dhënie të besimit të kandidatëve të propozuar, ngase njëjtën gjë e kishte pësuar edhe kandidati Xhevdet Hasanmetaj, në zgjedhjet e kaluara të vitit 2013.
Në bazë të kësaj, iu mbetët subjekteve politike që të kenë kujdesin e duhur në propozimi të kandidatëve, që së paku të ruajnë anëtarësinë e tyre, përkundër asaj që kandidatët, janë persona me vlera profesionale dhe njerëzore.