Gjykata e Apelit e Kosovës vendos që Sadri Ramabaja të mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit e Kosovës vendos që Sadri Ramabaja të mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit Sadri Ramabaja kundër caktimit të masës se paraburgimit prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, më 9 tetor. Sadri Ramabaja  po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, dhe Përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së RKS-së” .

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë, ka vepruar drejtë kur të pandehurit ia ka caktuar masën e paraburgimit, ngase masat tjera të parapara nga neni 173 i Kodit të Procedurë Penale janë të pa mjaftueshme për sigurinë e prezencës së tij në procedurë, në rrjedhën normale të saj, dhe parandalimin e kryerjes ose  përsëritjes se veprës penale. Prandaj caktimi i paraburgimit konsiderohet si masë të domosdoshme.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …