Deputetët socialistë votuan kundër kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri

Deputetët socialistë votuan kundër kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri

Sot në Kuvendin  e Shqipërisë,  deputetët e Partisë Socialiste votuan kundër kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Me 75 vota pro dhe 60 kundër u votua raporti i Partisë Socialiste vetëm për kontrollin personal dhe të banesës së Saimir Tahirit, si dhe ndalimin për daljen e tij jashtë shtetit. Ndërkohë, në fjalën e saj pas votimit, bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi tha se ka votuar pro arrestimit të tij.  Lidhur me pafajësinë e tij Saimir Tahiri ka siguruar një dokument ku bëhet e ditur se Prokuroria e Katanias në Itali nuk ka ngritur asnjë procedim penal kundër  tij.  Ai ditë më parë publikoi shkresën zyrtare të Prokurorisë italiane që konfirmonte se deri më datën 23 tetor 2017,  nuk konsiderohej person nën hetim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …