Milaim Zeka: Po e kuptoj çdo ditë e më shumë se ne jetojmë në një shtet policor, ku një polic arreston pa asnjë argument

Milaim Zeka: Po e kuptoj çdo ditë e më shumë se ne jetojmë në një shtet policor, ku një polic arreston pa asnjë argument

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, Duke iu referuar një emisioni televiziv, të udhëhequr nga Adriatik Kelmendi  në KTV, ai ka thënë se babai i udhëheqësit të emisionit, Flamur Kelmendi  ka qenë gjyqtar në kohën e komunizmit, i cili ka dënuar shumë shqiptarë liridashës. “Unë e kuptoj çdo ditë e më shumë se ne jetojmë në një shtet policor, ku një polic i thjeshtë mund të arrestojë pa asnjë argument çdo deputet të Parlamnetit të Kosovës, edhe ta fyejë dhe ta poshtërojë atë. Për mua si deputet është tepër shqetësuese fenomeni dhe standardi i akuzave që është futur qoftë nëpër institucionet e shtetit qoftë në parlament, duke akuzuar njëri tjetrin me termin si kriminel, vrasës. Por akoma më shqetësues është fakti kur këto akuza bëhen publikisht nëpër studio televizive. Më ka rastisë këto ditë të shoh në studion e një televizioni nacional, i cili para një kohe bënte thirrje publike për luftë qytetare, ku disa analistë dhe  gazetarë ishin ulur në studion e një njeriut dhe akuzonin deputetët siç është rasti i Berishës se gjoja kanë dashur të vrasin gazetarë… Për Flamur Kelmendin e kam fjalën, tha Zeka.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …